Flash

“Të ka ikur hunda shtrembër nga drοga"/ Rama i kthehet komentuesit në Facebook

Lapsi.al 12 January 2025
“Të ka ikur hunda shtrembër nga drοga"/ Rama i

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’my’ i është përgjigjur një komentuesi i cili i drejtohet duke i thënë se është një komsumator i lëndëve narkοtike. 

“Të ka ikur hunda shtrembët, vetëm ti mos fol për drogë”, i shkruan komentuesi Ramës.

Rama në përgjigje i thotë se po është e vërtetë që kockën e hundës nuk e ka të drejtë.

"Kjo sepse ajo katranpartia që ta ka mbushur mendjen se jam drogaxhi, ma ka thyer hundën bashkë me kafkën mbrapa. Më ka carë dhe buzën, me leva dhe doreza hekuri”, shkruan Rama.

Ai tregon sesi në janar të vitit 1997 është dhunuar pasi po mblidhte firma për dorëheqjen e qeverisë së asaj kohe në mënyrë që të mos ndodhte skema e piramidave. Rama tregon dhe foto i dhunuar dhe thotë se u la i gjakosur në rrugë dhe të nesërmen u tha se ishte një sherr për ndonjë vajzë. Ai këshillon komentuesin të mos përdoret si “top balte” në luftën për pushtet të disa të tjerëve.

“Dhe ja po të tregoj se ti me siguri je i ri dhe s’e ke idenë e piramidave të Sudës dhe Rrapushit, që ua grabitën shqiptarët të tëra kursimet me bekimin e katranit të madh të asaj partie që të ka mësuar edhe ty si plotë të tjerë, të shkruash e të thuash që unë jam drogaxhi.

Ishte viti 1997 dhe unë mblidhja firma nga shoqëria civile për një peticion që dorëheqjen e qeverisë së asaj kohe që të shmangej ato katastrofë që ndodhi më pas, kur më dolën në pritë mu poshtë shtëpisë, mes errësirës dhe balës së dimrit, të Tiranës së asaj kohe. Ishte janar, si tani dhe më lanë në rrugë mbuluar me gjak. Dhe të nesërmen, doli një klloun e katran partisë, si Gazment Ziut të sotëm dhe tha do ketë qenë punë për një sherr të ndonjë femre”, thotë Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Janullatos ende në intubim

Kryepeshkopi Anasatas Janullatos vijon të mbetet në reanimacion pas ndërhyrjes së djeshme. Ai ndodhet në intubim, ndërsa po monitorohet gjatë të gjithë kohës...

13:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI