Flash

104 të akuzuar në Belgjikë/ Furnizonin me kokαinë shqiptarët e "Kompania Bello"

Lapsi.al 6 January 2025
104 të akuzuar në Belgjikë/ Furnizonin me kokαinë

Trafik në shkallë të gjerë të kokαinës, korrupsion, pastrim të parave dhe dhunë. Janë këto disa nga akuzat që rëndojnë mbi një klani kriminal turko-asirian të quajtur vetëm "Y.", i konsideruar si një nga familjet më të mëdha të krimit në Antwerp të Belgjikës.

Mediat vendase që kanë publikuar detaje thonë se kjo dosje mund të "lexohet si një roman me mafiozë".

De familie Y. zwemt in de winsten van de explosieve groei van de cocaïnehandel. Range Rovers, Porsches, Mercedessen: iedereen krijgt zijn deel. (Niet alle familieleden op de foto worden genoemd in het dossier.)

Në mega-procesin që nisi këtë 6 janar kanë dalë në gjyq 104 të pandehur, mes tyre klientë shqiptarë, oficerë policie dhe madje edhe një prift. Hetimet treguan ngritjen dhe rënien e një familjeje të trafikut të drogës me tentakula që mbërrinin deri te efektivë policie.

­Yuhanis ­Y. is naar Turkije gevlucht, waar hij met cocaïnegeld villa’s en luxewagens koopt. Vorig jaar haalde hij de Turkse pers met het exuberante huwelijksfeest voor zijn zoon.

Familjet e ardhura nga Turqia në Belgjikë me procedurë azili kishin arritur të fitonin 61 milionë euro nga aktivitetet e tyre kriminale. Kreu i grupit është identifkuar Bayram Yaramis, ndaj të cilit kërkohet dënimi me 15 vjet burg, ndodhet në arrati dhe thuhet se jeton në Turqi.

Ky grup sipas mediave belge kryente operacione edhe për Kompania Bello, organizatën e trafikut të drogës së shqiptarit Denis Matoshi (foto poshtë).

Eén van de opdrachtgevers van de clan Y. is gangster Denis ­Matoshi, ‘de lange Albanees’.

Sipas gjykatës së Antuerpit, prokuroria shpenzoi jo më pak se 26 370 orë pune për të hetuar klanin. Kjo organizatë bëri marrëveshje me njerëz që e paguanin mjaftueshëm për të sjellë një konteiner nga Amerika e Jugut.

Gjykata beson se klani kishte krijuar një monopol në transportin e drogës nëpërmjet kalatës 1700 në port. “Kjo funksionoi për një kohë të gjatë,” - tha një burim i informuar. “Kjo, derisa dogana zbuloi 1.3 ton kokainë dhe disa figura në zonë humbën shumë para. Për këtë ata u zemëruan shumë.”

Fikret Y. humbi një çerek ton kokainë thjesht duke i dërguar një mesazh vetes për të mbajtur mend numrin e konteinerit. Hetuesit po e përgjonin ndaj mundën të kapnin lehtësisht 236 kg kokainë të tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën

SPAK do të pyesë nesër, në orën 10:00, ish-Presidentin e Republikës Ilir Meta nën cilësinë e personit në hetim. Meta akuzohet nga SPAK për tre vepra penale s...

14:25

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43