Flash

"SPAK, organizatë kriminale" shënimi që Berisha la në prokurorinë e posaçme

Lapsi.al 6 January 2025
"SPAK, organizatë kriminale" shënimi që Berisha la

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së detyrimit për paraqitje, të vendosur nga Apeli i GJKKO më datë 3 janar.

Krahas firmosjes së dokumentit, Berisha ka lënë një mesazh drejtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke e përdorur këtë mundësi për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj institucioneve të drejtësisë.

Në mesazhin e tij, Berisha sulmon gjyqtarin që i riktheu masën e sigurisë dhe nënvizon se do të vazhdojë të denoncojë lidhjet e organit të akuzës me krimin e organizuar.

Ai shkruan: “Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria, në kundërshtim me Kushtetutën, kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do të denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin, si një organizatë kriminale.”

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09