Flash

Shqipëria në terr, ndërpritet energjia elektrike në disa qytete

Lapsi.al 5 January 2025
Shqipëria në terr, ndërpritet energjia elektrike në disa

Një sërë qytetesh të mëdha të vendit kaluan në terr mbrëmjen e kësaj të diele kur edhe temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Sipas asaj të raportohet dhe nga mediat qyteti i Fierit, Durrësi, Lushnja dhe Saranda janë përfshirë nga errësira totale, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për gati 1 orë.

Edhe në Vlorë pati një ndërprerje të energjitë për rreth 15 minuta. Sipas të njëjtave burime thuhet se mësohet se ka pasur “një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit”. Ndërsa burime zyrtare nga OSHEE Fier thanë se kanë rënë linjat 220 KV të OST-së si në Fier ashtu edhe në Elbasan.

"Në oren 17:37 si pasojë e një defekti në linjat e transmetimit 220 KV kanë ngelur pa energji elektrike Rajonet Vlorë, Durrës, Berat, Fier. Nëpermjet linjave alternative u është dhënë tension nën-stacioneve të ketyre rajoneve dhe po punohet per rikthimin e energjisë në të gjithë abonentët" - thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI