Flash

Fshehu një person në bagazhin e BMW-së, ndalohet 20-vjeçari në doganën e Qafë Thanës

Lapsi.al 5 January 2025
Fshehu një person në bagazhin e BMW-së, ndalohet

Tentoi ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e automjetit, por u zbulua nga policia. Ngjarja e rrallë vjen nga pika doganore e Qafë Thanës, ku një 25-vjeçar fshehu në bagazhin e automjetit tip BMW, një 20-vjeçar. 

"Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave që shkelin ligjin.

Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin tip "BMW", që drejtohej nga shtetasi M. Ç. 25 vjeç, ku gjatë kontrollit, në bagazhin e këtij mjeti u gjet i fshehur shtetasi A. B., 20., i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme,duke u fshehur në bagazhin e këtij automjetit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 25 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale "Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve", dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 20 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprimeve të mëtejshme" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Vrasje në Shkodër

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Dragoç të Shkodrës Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 07:15, në fshatin D...

09:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09