Flash

Kush është i riu që u gjet i vrarë në makinën e tij në Shkodër

Lapsi.al 5 January 2025
Kush është i riu që u gjet i vrarë në makinën e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 33-vjeçar është ekzekutuar në zonën e Dragoçit. I riu Ramazan Mataj ka qenë duke lëvizur me një makinë tip ‘Benz’, kur është qëlluar me armë zjarri, bëjnë me dije burime për nga policia.

Mataj dyshohet se është vrarë gjatë mbrëmjes të së shtunës, 4 janar 2025, kur po kthehej në shtëpi. Burime bëjnë me dije se Mataj është gjetur i pajetë nga banorët e zonës mëngjesin e sotëm, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit, në një reagim zyrtar, konfirmon se ndaj të riut është qëlluar me armë.

I riu nuk është konstatuar deri në mëngjes pasi shtëpitë më të afërta janë në distancë. Disa banorë të një shtëpie afër kanë deklaruar që kanë dëgjuar zhurmë si të shtëna, por kanë menduar se janë fishekzjarrë dhe nuk i kanë kushtuar rëndësi.

Viktima Mataj ka shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit dhe është qëlluar me kallashnikov. Policia e Shkodrës nuk e njeh si njeri problematik brenda vendit, as atë dhe as familjarët.

Nga autorët deri tani nuk ka asnjë gjurmë. Në zonë nuk ka kamera sigurie për të parë nga janë larguar dhe pritet të kontrollohen kamera në distancë, por mbetet e vështirë. Nga këqyrja e makinës nga grupi hetimor, është qëlluar nga të dyja krahët, çka do të thotë se janë të paktën 2 autorë qitës.

Arsyet dhe rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e saj.

Të këshilluara

Vrasje në Shkodër

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Dragoç të Shkodrës Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 07:15, në fshatin D...

09:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09