Flash

5 të arrestuar në Tiranë për dhunë në familje

Lapsi.al 4 January 2025
5 të arrestuar në Tiranë për dhunë në familje

Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme në Tiranë të akuzuar për dhunë në familje.

Një prej të arrestuarve, shtetasi G. H., 48 vjeç, është dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje” ndërsa arrestimi i tij është bërë i mundur ditën e sotme.

Gjithashtu në pranga të policisë kanë rënë dhe 4 persona të tjerë, 3 prej të cilëve kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe njëri prej tyre ka dhunuar fizikisht vëllain.

“Komisariati i Policisë Nr.3 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G.H, 48 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale "Dhuna në familje".

Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasit:

E.S, 30 vjeç, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij;

F.L, 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Komisariati i Policisë Nr.5 arrestoi në flagrancë shtetasit:

H.V, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtje;

E.B, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij” thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09