Flash

Dëbora në Kukës, probleme me rrugët dhe energjinë elektrike në disa zona malore

Lapsi.al 4 January 2025
Dëbora në Kukës, probleme me rrugët dhe energjinë

Kukësi është zgjuar sot i zbardhur nga bora. Në qytet trashësia nuk i ka kaluar 5 cm, por në zonat e thella trashësia ka arritur deri 40 cm duke sjellë edhe probleme për shumë banorë.

Zonat më të prekura nga bora në Kukës ngelen fshatrat Shkinak, Tërshen, Turaj, Xhafere, Kollovoz, Stanet e Novesojt e Arrën ku lëvizja në këtë zona bëhet vetëm me mjete të larta pasi trashësia e borës i kalon 40 cm.

“Rruga e vështirë. S’duhet të lëvizim, por kemi probleme familjare. Mjetet dimërore i kemi gjithmonë me vete, pa to s’ke ku shkon“, shprehet një shofer.

Në Bashkinë Has janë fshatrat si Kishaj, Cahan, Muje e Pogaj që kanë probleme me lëvizjen për shkak të borës.

Një numër i madh banorësh vijojnë të vuajnë mungesën e energjisë elektrike pas dëmtimit të linjave nga stuhia e borës.

Aktualisht, Njësitë Administrative Topojan, Shishtavec, Zapod, Surroj e Kolsh në Kukës janë pa furnizim me energji.

Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, vende vende ka prezencë të akullit, si në lartësitë e qafave të maleve dhe është e nevojshme që drejtuesit e mjeteve të kenë goma dimërore ose zinxhirë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI