Flash

"Rama nuk lëviz"/ "La Repubblica": Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe

Lapsi.al 3 January 2025
"Rama nuk lëviz"/ "La Repubblica": Pse mbyllja e TikTok

Qeveria e Tiranës ndalon rrjetet sociale pas vdekjes së dhunshme të një 14-vjeçari. Një vendim që ka ndezur debatin në vend dhe është shtrirë edhe në mediat e huaja. Përfshirë edhe mediat ruse.

Bllokimi i TikTok në Shqipëri është i ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Është ndryshe nga 20 bllokime të tjera që TikTok ka parë deri më tani në mbarë botën. Jo aq shumë për kohën (të menjëhershme). As për efektet (do të zbatohet për të gjithë, pa dallim). Por për arsyet. Qeveria e Tiranës do të ndalojë përdorimin e medias sociale në mbarë vendin për 1 vit të tërë, për shkak të shqetësimit për ndikimin që ajo ka në shëndetin mendor të qytetarëve të saj më të rinj. Sidomos adoleshentëve.

Gjithçka nisi nga një lajm krimi. 20 nëntorin e kaluar, një djalë 14-vjeçar nga Tirana u godit me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij. Ata fillimisht sfiduan njëri-tjetrin në rrjetet sociale me video. Pastaj ndjekësit e tyre do t'i ftonin në veprim me reagime nxitëse. Kjo bëri që dhuna të shpërthejë, e cila ka kaluar nga dixhitalja në kinetikë. 24 plagë me thikë që e lanë të riun në tokë. Një lajm që goditi opinionin publik shqiptar, jo vetëm për vetë dhunën, por edhe për korin e nxitjes së bërë nga shumë të rinj që e realizuan atë.

“Problemi sot nuk janë fëmijët tanë. Problemi jemi ne. Problemi është shoqëria jonë dhe çfarë po bëhet. Problemi sot është TikTok dhe të gjitha mjetet e tjera që po i marrin fëmijët tanë peng”, - tha kryeministri Edi Rama, 1 muaj më vonë, më 25 dhjetor, kur miratoi me shpejtësi ligjin me efekt të menjëhershëm që ndalonte përdorimin e TikTok në vend për të paktën 1 vit. TikTok protestoi ndaj vendimit, duke thënë se nuk kishte prova që lidhnin vrasjen me përdorimin e platformës.

Rama është kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai rreshtohet në qendrën e majtë. Vendimi u kritikua nga opozita e tij politike. Sali Berisha, ish-kryeministër, lider i Partisë Demokratike (e cila është e qendrës së djathtë në Shqipëri), akuzoi qeverinë për censurë politike, sepse TikTok është një rrjet social që përdoret edhe për fushatë politike.

LEXO EDHE: Reuters: Ndalimi i TikTok në Shqipëri ndez debate mbi lirinë e fjalës

E njëjta akuzë edhe nga Arlind Qori i partisë “Bashkë”, parti e lindur në të majtë në 2022. Ndërkohë po qarkullojnë analiza të ndryshme për ndikimin ekonomik që mund të sjellë ky ndalim, duke qenë se shumë biznese të vogla, shumë tregtarë përdorin platformën për të shitur produkteve.

Rama nuk kthehet më pas. As kritikat e mediave perëndimore dhe as ato të mediave ruse (lajmi u raportua gjerësisht aty, duke përmendur kontradiktat e një vendi të NATO-s), nuk kanë depërtuar në qëndrimet e tij. Në fund të fundit, Shqipëria nuk është vendi i parë që ndalon TikTok.

LEXO EDHE: Andi Bushati: Shikojeni pak Ramën përmes Tik Tok-ut

Gjithsej sot janë rreth 20. India e hodhi hapin në vitin 2020, nga frika e ndërhyrjeve të mundshme kineze në jetën politike kombëtare. Kombe të tjera pasuan. Nepali. Australia. Kanadaja. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ndaluar përdorimin e TikTok në pajisjet e njerëzve që punojnë për institucione. Mbretëria e Bashkuar bëri të njëjtën gjë. Por Shqipëria është një rast më vete. Vendimi është marrë për të shmangur përhapjen e kulturës së dhunës. “Pervesitetet”, siç lexohet në motivacionin zyrtar.

LEXO EDHE: Rama mbyll Tik Tok-un 5 muaj para zgjedhjeve

Raporte të ndryshme nuk flasin për perversitete, por për efekte të thella psikologjike. Njëri i përmendur nga Amnesty International nëntorin e kaluar shkaktoi shumë diskutime. Duke cituar disa studime, ai shpjegoi se si sistemi i rekomandimit të përmbajtjes së TikTok dhe "praktikat e tij invazive të mbledhjes së të dhënave" përfaqësojnë "një rrezik për përdoruesit e rinj të platformës, pasi ato përforcojnë përmbajtjen depresive dhe vetëvrasëse që rrezikojnë t'i përkeqësojnë problemet ekzistuese të shëndetit mendor".

Ndërsa në tetor, disa investigime theksuan se si çështja e adoleshentëve në këtë platformë ishte një çështje e njohur për TikTok, por ajo nuk bëri asgjë për të frenuar problemin. Në realitet platforma ka bërë diçka. Përditësimet e produkteve të reja si verifikimi i moshës dhe disa ndryshime në efektet që duhet të ndihmojnë në shmangien e një ndikimi të tepruar në psikikën e të rinjve.

Muajin e kaluar kompania njoftoi më shumë se 2 miliardë USD investime për të forcuar sigurinë e 175 milionë përdoruesve mujorë në Evropë. Edhe pse problemi në disa raste duket më kulturor. Përballë një sfide si ajo e dy 14-vjeçarëve nga Tirana. Për dhunën e kërcënimet. Për një publik që kërkon konsum, çdo moderim ose veprim mund të duket i kotë. Dhe ndoshta është. ©Marrë nga La Repubblica, përshtati në shqip, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09