Flash

Mediat greke japin detaje për gjendjen e Kryepeshkopit Janullatos

Lapsi.al 3 January 2025
Mediat greke japin detaje për gjendjen e Kryepeshkopit Janullatos

Mediat greke kanë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos. Ai u transportua në Athinë nga Tirana me një avion të Forcave Ajrore dhe po trajtohet në spitalin Evangelismos.

Protodhema” shkruan se ai u transportua nën mbikëqyrjen e një mjeku dhe dy infermierëve, personel i trajnuar për transportin ajror. Avioni C-27J që transportoi Kryepeshkopin ortodoks nga Tirana, u ul në orën 19:34 në bazën ajrore të Elefsinës.

Anastasi u shtrua më 30 dhjetor në një spital të Tiranës. Në atë kohë ai u konstatua se ishte prekur nga një virus sezonal dhe shtrimi i tij në spital u gjykua i nevojshëm kryesisht për arsye parandaluese, nisur nga mosha (95 vjeç) dhe shëndeti i rënduar.

Por këtë të premte ai ka paraqitur një përkeqësim të konsiderueshëm. Virusi është shndërruar në infeksion dhe sipas informacioneve ai ka përjetuar gjakderdhje në sistemin tretës.

Për këtë shkak u gjykua e domosdoshme që ai të transferohej në Athinë dhe në veçanti në spitalin Evangelismos, ku do të trajtohet në një repart të thjeshtë dhe jo në Repartin e Terapisë Intensiv, siç thuhej fillimisht.

Kryepeshkopi Anastas u shtrua në të njëjtin spital, në nëntor 2020, kur u infektua me koronavirus. Janullatos po u nënshtrohet disa analizave laboratorike. Sipas të njëjtave informacioneve, kryepeshkopi nuk është i intubuar dhe po komunikon me të pranishmit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Policia greke: Jani Aliaj u kap rastësisht

Policia greke ka bërë me dije se i shumëkërkuari Jani Alia është kapur rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person...

19:23

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09