Flash

Ngrinte barrikada në veri të Kosovës, çetniku serb vritet në Ukrainë

Lapsi.al 3 January 2025
Ngrinte barrikada në veri të Kosovës, çetniku serb vritet

Lideri i grupit ekstremist serb të njohur si çetnikët, Bratislav Zhivkoviç, është vrarë në Ukrainë gjatë përleshjeve në kuadër të kundërofensivës ruse në rajonin e Kurskut. Zhivkoviç ishte një figurë e njohur për aktivitetet provokuese dhe destabilizuese në Ballkan, veçanërisht në veri të Kosovës, ku kishte marrë pjesë aktivisht në ngritjen e barrikadave që synonin bllokimin e autoriteteve kosovare dhe përforcimin e tensioneve ndëretnike.

Siç raportohet përveç rolit të tij në Kosovë, Zhivkoviç kishte organizuar dërgimin e mercenarëve serbë në lindje të Ukrainës, duke mbështetur përpjekjet e separatistëve pro-rusë. Aktivitetet e tij ishin në kundërshtim të hapur me ligjet ndërkombëtare dhe përpiqeshin të përhapnin ndikimin serb në konflikte jashtë kufijve të Serbisë.

Gjithashtu ai kishte ndërtuar një reputacion si një nga ekstremistët më të shquar në Ballkan dhe ishte i njohur për retorikën nacionaliste dhe veprimet që nxisnin konflikte etnike. Vrasja e tij në Ukrainë shënon fundin e një prej protagonistëve kryesorë të linjës radikale serbe, por gjithashtu ngre shqetësime për përfshirjen e individëve dhe grupeve nga Ballkani në konflikte të huaja, duke përfshirë luftën në Ukrainë.

Të këshilluara

Policia greke: Jani Aliaj u kap rastësisht

Policia greke ka bërë me dije se i shumëkërkuari Jani Alia është kapur rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person...

19:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI