Flash

Berisha i bën jehonë vonesës tek rruga e Arbrit me një "kunjë" për Ballukun

Lapsi.al 3 January 2025
Berisha i bën jehonë vonesës tek rruga e Arbrit me një

Hapja e tunelit të Murrizit, një nga pjesët më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit, është shtyrë sërish, këtë herë për në vjeshtë. Pas 55 muajsh punime dhe gërmime, projekti ende nuk ka përfunduar, duke e tejkaluar afatin për të tretën herë.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, duke akuzuar qeverinë për mashtrime dhe vonesa të qëllimshme. “Rama dhe Lubi Loti në garë për sihariqe të rreme. Tuneli i Murrizit mbeti, për të tretën herë, dhe në vjeshtë!” – shkruan Berisha.

Ky i fundit e cilësoi Belinda Ballukun, zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës si "Lubi Loti", çka nënkupton hajduten e loteve të rrugëve. Berisha prej kohësh e ka ngritur si shqetësim ndarjen në lote të rrugëve që ndërtohen, si një formë vjedhje nga Balluku, sepse rrugët duhet të ndërtohen të plota, jo me pesë, gjashtë apo shtatë lote.

Tuneli, i cili është 3.7 kilometra i gjatë, ka nisur të hapet në maj të vitit 2019, por përparimi i tij ka qenë mjaft i ngadaltë. Ky tunel shihet si një nyje e rëndësishme për lehtësimin e trafikut dhe shkurtimin e distancës midis zonave të Shqipërisë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Policia greke: Jani Aliaj u kap rastësisht

Policia greke ka bërë me dije se i shumëkërkuari Jani Alia është kapur rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person...

19:23

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09