Flash

Thumanë-Kashar nga nesër me pagesë, tarifa nis nga 2.1 euro

Lapsi.al 3 January 2025
Thumanë-Kashar nga nesër me pagesë, tarifa nis nga 2.1 euro

Kalimi me makinë në aksin rrugor Thumanë-Kashar, nga e shtuna do të jetë me pagesë. Kompania koncesionare ka njoftuar më herët, se nga data 4 janar do të nis aplikimi i tarifës së miratuar, tarifë e cila nis nga 2.1 euro pa TVSH. Sipas të dhënave kjo tarifë do të rishikohet çdo vit sipas të luhatjeve të kursit të këmbimit.

Aksi Thumanë Kashar ka një gjatësi prej 30 km. Rruga përfundoi në verën e vitit të kaluar. Deri më tani qarkullimi për mjetet ka qenë pa pagesë, pasi kompania kreu testimet e nevojshme, me qëllim shmangien e krijimit të radhëve.

Ky aks rrugor është pjesë e korridorit Adritiko-Jonian. Gjatë muajit dhjetor qeveria miratoi tre kontrata koncesionare që janë pjesë e këtij korridori. Konkretisht, Milot –Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj –Fier. Miratim i tyre i hap rrugë lidhjes së kontratës dhe nisjen e punimeve gjatë këtij viti. Paralelisht me projektet për korridorin Adriatik –Jonian, me financime të buxhetit të shtetit, këtë vit një vëmendje të shtuar financimi ka edhe korridori i VIII, ku zgjerimi i Elbasan-Qaf-Thanë dhe ndërtimi i Bypassit të Elbasanit janë në fokus të punimeve nga Autoritetit Rrugorë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI