Flash

Vrau në atentat Elton Çiçon, arrestohet në Athinë Jani Alia

Lapsi.al 3 January 2025
Vrau në atentat Elton Çiçon, arrestohet në Athinë

Është arrestuar në Greqi Jani Alia, autori i atentatit në një lokal në Tiranë,ku mbeti i vrarë Elton Çiça në vitin 2016.

Në dosjen e Prokurorisë thuhej se gjatë qëndrimit në burg Jani Aliaj ka rrahur për vdekje, një mik të Elton Çiços dhe më pas është konfliktuar me atë vetë. Pas disa përpjekjesh për ta eleminuar njëri-tjetrin, Jani Aliaj, i veshur sportiv me kapele në kokë, hyri në brendësi të një lokali të njohur në kryeqytet dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Elton Çiços, i cili ndodhej në shoqërinë e oficerit Alban Trimi, mjekut Elton Rraja dhe gazetarit Spartak Koka.

Jani Alia dyshohet se ishte në shënjestër të Elton Çiçës për shkak të një vrasjeje që kishte kryer në Greqi. Gati 20 vjet më parë, Jani Aliaj kishte vrarë me thikë E.Ballazhiun, 20 vjeç nga Tepelena.

Viktima, E. Ballazhiu 20 vjeç, ishte shoku i fëmijërisë së Elton Çiçës, bashkëmoshatar i tij. Ata ishin rritur bashkë në Tepelenë dhe Çiça ishte interesuar për të mësuar se kush ishte autori i vrasjes së shokut të tij.

Në momentin që e ka marrë vesh se autori ishte po ashtu nga Tepelena dhe sapo ka mësuar emrin e tij, Çiça i ka dërguar fjalë në burg Alisë, duke i thënë se do të merrte hak për këtë vrasje. Jani Alia, në atë kohë 23 vjeç, ishte arrestuar dhe ndodhej në paraburgim në Greqi.

Rreth tri vite më vonë, ndodh që arrestohet në Greqi edhe Elton Çiça. Dy tepelenasit rastis të përballen në të njëjtin vend, në Burgun e Koridhalosë, Alia i dënuar me 18 vjet burg për vrasje dhe Çiça me 5 vjet për drogë. Aty ndodhi përplasja e parë fizike mes tyre, pasi Çiça plagosi me thikë Alinë kur ndodheshin në ajrim.

Disa javë pas kësaj ngjarjeje, Jani Alia del me leje nga burgu, pasi kishte bërë 10 vjet, por nuk kthehet më në burg dhe shpallet në kërkim nga Policia greke. Pak kohë më pas lirohet edhe Elton Çiça, pasi përfundon dënimin. Pas këtij momenti nisin edhe atentatet.

PERPLASJET

Jani Alia u tentua të ekzekutohej nga Elton Çiça më 10 janar të këtij viti në Tiranë, te Rruga e Kavajës. Çiça qëllon disa herë në drejtim të tij me armë zjarri, por nga plumbat plagoset vetëm një person i rastësishëm me inicialet A.Q.

Policia nis hetimet për ngjarjen dhe zbulon se objekti i këtij atentati ishte pikërisht Jani Alia, i cili në atë moment kishte në përdorim një makinë tip “BMË X6”, me targë AA 727…, të cilën më pas e zhduku. Ky mjet aktualisht është i bllokuar nga Policia. Por vetë Alia, i pyetur nga Policia në lidhje me këtë ngjarje, nuk preferoi të bënte kallëzim, duke mos bashkëpunuar me grupin hetimor.

I vendosur për hakmarrje, Çiça organizoi edhe një tjetër atentat ndaj Jani Alisë, kësaj here në Gjirokastër. Alia mbeti i plagosur lehtë në dorë, teksa lëvizte me makinën e një mikut të tij në afërsi të rrugës “Ura e Lumit”.

Edhe për këtë ngjarje, Policia nuk mundi të provonte autorësinë e Elton Çiçës, edhe pse ishte i dyshuar. Ndërsa vetë Alia, as kësaj radhe nuk pranoi të bënte kallëzim, duke pohuar se ajo që ndodhi ishte ngatërresë.

Prej këtij momenti, Alia mbërrin në Tiranë, ku kërkon mbështetjen e Renato Milloshit, me të cilin kishte miqësi të hershme, të njohur në Tepelenë. Duke qenë se nuk e njihte mirë Tiranën, Alia ndihmohet vazhdimisht nga Milloshi, deri në vrasjen e Elton Çiçës

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI