Flash

Breshëri kallashi në Berat, kush janë shënjestra dhe autorët

Lapsi.al 2 January 2025
Breshëri kallashi në Berat, kush janë shënjestra dhe

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e dështuar me armë zjarri ndaj dy personave në lagjen "Donika Kastrioti" në Berat.

Mësohet se dy shënjestrat e atentatit kanë qenë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi. Ata kanë qenë tek një karburant kur nga një automjet, tip “Ford” ngjyrë të zezë, është qëlluar në drejtim të tyre.

Merkaj dhe Dhëmbi kanë vrapuar nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes "Donika Kastrioti", atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit, as shënjestrat dhe as kalimtarët e rastit. Mësohet se autorët e dyshuar të atentatit janë dy vëllezerit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në lagjen "Donika Kastrioti" në Berat.

Sipas të dhënave, të siguruara nga burime konfidenciale, mësohet se konflikti mes dy grupeve ka nisur në shtetin grek. Mësohet se policia, pas identifikimit të autorëve, është duke punuar për kapjen e tyre.

Të këshilluara

Parashikimi/ Nga nesër ndryshon moti

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alterni...

16:57

Trafik i rënduar në dalje të Elbasanit

Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan. Ky trafik është shkaktuar për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve që zgjodhën të kalojnë ditët e para të 202...

16:32

Shkon për gjykim dosja Toyota Yaris

SPAK dorëzon zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris”. Të pandehur janë 4 persona, ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë...

12:23

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI