Flash

Kush është personi që hapi zjarr brenda klubit në festimet e Vitit të Ri

Lapsi.al 2 January 2025
Kush është personi që hapi zjarr brenda klubit në festimet e

Jetmir Pepaj është personi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të një klubi nate në kryeqytet gjatë festimeve për natën e ndërrimit të viteve.

Pepaj është identifikuar nga policia, e cila ka njoftuar se ka nisur punën për arrestimin e tij dhe vënien para drejtësisë.

Ai është shpallur në kërkim për armëmbajtje dhe prishje të qetësisë publike pas incidentit të ndodhur në ambientet e klubit “Cinco Cavalli”.

Po ashtu Pepaj është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me të motrën dhunoi blogeren Klea Prenga sipas vetë kësaj të fundit.

Asokohe, Prenga ka publikuar pamjet tronditëse në Instagramin e saj, ku duket se njërën faqe e ka tërësisht të çarë, ndërsa trupi i saj është i mbuluar me gjak.

Pas ngjarjes së rëndë është aluduar gjerësisht se arsyeja e këtij incidenti duket se lidhet me një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Jetmir Pepajt.

Të këshilluara

Shkon për gjykim dosja Toyota Yaris

SPAK dorëzon zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris”. Të pandehur janë 4 persona, ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë...

12:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI