Flash

Rëndohet bilanci i masakrës në New Orleans, po kërkohen bashkëpunëtorët e autorit

Lapsi.al 2 January 2025
Rëndohet bilanci i masakrës në New Orleans, po kërkohen

Shkon në 15 numri i personave që kanë humbur jetën nga sulmi në New Orleans të SHBA-ve. Në një deklaratë zyrtare nga mjeku ligjor i New Orleans Dr. Dwight McKenna tha se edhe 35 të tjerë janë të lënduar pasi një 42-vjeçar hyri qëllimisht në mes turmës së njerëzve duke i përplasur me një kamionçinë.

“Deri tani janë 15 të vdekur. Do të duhen disa ditë për të kryer të gjitha autopsitë. Pasi të përfundojmë autopsitë dhe të bisedojmë me të afërmit, do të publikojmë identitetin e viktimave”, - thuhet në deklaratën e McKenna. Ai shtoi se zyra e tij po punon në koordinim "me Departamentin e Policisë së New Orleans, FBI-në dhe Sigurinë Kombëtare".

Hetuesit janë duke verifikuar nëse autori i identifikuar si Shamsud-Din Jabbar ka pasur bashkëpunëtorë. Agjentët federalë kanë arritur në përfundimin se 3 burra dhe një grua të fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën ku u gjet një mjet shpërthyes nuk ishin të përfshirë në ngjarje..

A passport photo of Shamsud-Din Jabbar

Megjithatë hetimi i FBI-së për sulmin vdekjeprurës është në zhvillim dhe hetuesit janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë nëse persona të tjerë mund të kenë qenë të përfshirë në ngjarje. FBI po e heton incidentin vdekjeprurës si një "akt terrorizmi", tha byroja në një deklaratë.

Hetuesit po shqyrtojnë gjithashtu pikëpamjet politike ose fetare të të dyshuarit dhe nëse personi është i lidhur me një organizatë të njohur terroriste. Më herët u njoftua se në makinën e tij u gjet një flamur i ISIS. 

Kamioni i përdorur në sulm ishte i listuar në një faqe të marrjes me qira të makinave. CNN konfirmoi se kamioni nuk i përkiste të dyshuarit. Automjeti është në pronësi të një personi nga Houston. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI