Flash

Detaje nga atentati në Berat/ Zbulohet cilët janë autorët dhe “shënjestra” e tyre

Lapsi.al 2 January 2025
Detaje nga atentati në Berat/ Zbulohet cilët janë autorët

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atentatin e dështuar me armë zjarri ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.

Mësohet se dy shënjestrat e atentatit kanë qënë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë mes tyre). Ata kanë qenë tek “Karaburant Merko” kur nga një automjet, tip “Ford” i zi, është qëlluar në drejtim të tyre.

Merkaj dhe Dhëmbi kanë ecur me vrap nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.

Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit, as shënjestrat dhe as kalimtarët e rastit.

Mësohet se autorët e atentatit janë dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.

Sipas të dhënave, të siguruara nga burime konfidenciale, mësohet se konflikti mes dy grupeve ka nisur në shtetin grek, për prishje pazaresh droge mes tyre. Mësohet se policia, pas identifikimit të autorëve, është duke punuar për kapjen e tyre. /BW

Të këshilluara

Parashikimi/ Nga nesër ndryshon moti

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me alterni...

16:57

Trafik i rënduar në dalje të Elbasanit

Trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan. Ky trafik është shkaktuar për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve që zgjodhën të kalojnë ditët e para të 202...

16:32

Shkon për gjykim dosja Toyota Yaris

SPAK dorëzon zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris”. Të pandehur janë 4 persona, ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë...

12:23

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09