Flash

Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, dy të plagòsur

Lapsi.al 2 January 2025
Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, dy të

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg. Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor. Policia ka shkuar në vendngjarje pasi aksidenti është regjistruar pak pas ngjarjes.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se nga aksidenti janë plagosur dy persona, të cilët udhëtonin me motor. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për shkak të dëmtimeve të shumta në trup. Mësohet se të plagosurit janë një nënë dhe djali i saj. Drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia po heton për shkaqet e aksidentit dhe po merr masa për sqarimin e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 13:55, në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Xh. P.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja G. P., pasagjere në motomjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit”, njofton policia.

Të këshilluara

Shkon për gjykim dosja Toyota Yaris

SPAK dorëzon zyrtarisht për gjykim dosjen penale “Toyota Yaris”. Të pandehur janë 4 persona, ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficerja e policisë...

12:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI