Flash

Dalin FOTOT/ Këta janë shqiptarët e arratisur nga burgjet greke

Lapsi.al 3 January 2025
Dalin FOTOT/ Këta janë shqiptarët e arratisur nga burgjet greke

Personat në foto, janë dy shqiptarët e arratisur nga burgu i Kassaveti në Greqi. Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, të dy 41 vjeç, janë të dënuar me mbi 20 vite burg për krime të rënda, përfshirë bashkëpunim në vrasje, kontrabandë emigrantësh, grabitje, plagosje të rënda trupore dhe zjarrvënie.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke dy shqiptarët konsiderohen të rrezikshëm nga autoritetet për shkak të veprave penale të kryera. Ata janë akuzuar se kanë qenë anëtarë në një organizatë kriminale që kryente vrasje me pagesë.

Shqiptarët janë trajtuar si të burgosur të zakonshëm me masat e sigurisë jo të rrepta për shkak të sjelljes së mirë. Arratisja ndodhi mbrëmjen e së enjtes. “Protothema” shkruan se njëri prej tyre është i dënuar me burgim të përjetshëm, por nuk jep më shumë detaje. Sipas të njëjtave burime për gjetjen e tyre ka nisur një operacion i gjerë i policisë.

Dy të burgosurit mbaheshin që nga viti 2019 në burgje të nivelit të ulët, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë teksa dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.

Atyre u ishte dhënë 5 ditë pushim në fund të vitit 2024 dhe me sa duket përfituan nga leja për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre. Zhdukja e tyre, e cila u zbulua në orën 21:00 të së enjtes, shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të policisë pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm, për shkak të së shkuarës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Policia greke: Jani Aliaj u kap rastësisht

Policia greke ka bërë me dije se i shumëkërkuari Jani Alia është kapur rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit nga skuadra “DIAS”, e cila e ka kontrolluar si person...

19:23

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI