Flash

FOTO/ Doganierët ngjiten në jahtin luksoz, partnerja e Bezos bën banjë dielli

Lapsi.al 3 January 2025
FOTO/ Doganierët ngjiten në jahtin luksoz, partnerja e Bezos bën

Lauren Sánchez nuk e prishi terezinë e saj në jahtin “Koru” 500 milionë dollarësh të të fejuarit të saj Jeff Bezos edhe pse aty ia behën oficerët e doganës për një kontroll që zgjati 3 orë në natën e Vitit të Ri.

Page Six” ka publikuar foto të ish-gazetares televizive, tashmë 55 vjeç, duke buzëqeshur dhe duke pozuar në kuvertën e sipërme të anijes luksoze, e veshur me bikini Versace dhe një kapele të madhe teksa oficerët hynin në një anë tjetër.

Lauren Sánchez sunbathing.

Zyrtarët që hipën në varkë me pajisjet e tyre dhe jelekët e zinj të shpëtimit, u panë duke folur me një stjuardesë e cila dukej që i udhëzonte se ku të shkonin.

Anija po lundronte në atë kohë pranë St. Barts, një destinacion popullor për të famshmit gjatë festave. Edhe pse inspektimi i jahtit zgjati 3 orë, ai konsiderohet "rutinë".

Customs officials aboard Jeff Bezos' boat.

Bezos nuk dukej se ishte në varkën e tij kur ndodhi ngjarja. Madje as të ftuarit nuk ishin shqetësuar nga vizita e oficerëve, përveç një momenti kur një stjuardesë flokëkuqe u pa duke folur me Sánchez, ndoshta duke e informuar për atë që ndodhi.

Lauren Sánchez smiling.

Ajo kishte disa miq në krah, përfshirë ish-të dashurin Tony Gonzalez, me të cilin ka një djalë 23-vjeçar. Sánchez ka edhe dy fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin Patrick Whitesell.

Lauren Sánchez in a bikini.

Pati thashetheme se Sanchez dhe 60-vjeçari, CEO i Amazaon do të ndaheshin së shpejti. Kjo erdhi pas mohimit që ai u bëri lajmeve se ai kishte planifikuar një dasmë luksoze prej 600 milionë dollarësh për fundjavën e Vitit të Ri.

Lauren Sánchez in a bikini.

"E gjithë kjo gjë është krejtësisht e rreme - asgjë nga këto nuk po ndodh" – shkroi ai. Bezos dhe Sanchez u fejuan në maj 2023 pas 5 vitesh së bashku. Më vonë atë gusht, ata bënë një dasmë të vogël me një festë të mbushur me yje në bordin e jahtit “Koru”. ©LAPSI.al

A stewardess speaking to Lauren Sánchez.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI