Flash

PAMJET/ Lideri i ri i Sirisë nuk i jep dorën ministres së jashtme të Gjermanisë

Lapsi.al 3 January 2025
PAMJET/ Lideri i ri i Sirisë nuk i jep dorën ministres së jashtme

E pazakontë ishte pritja që ministrja e jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock pati në Damask nga udhëheqësi “de fakto” i Sirisë, Ahmad al-Sara që njohet edhe si Abu Mohammed al-Jolani. Ai priti këtë të premte shefen e diplomacisë gjerman dhe homologun e saj francez, Jean-Noël Barrot. Kjo është vizita e parë e zyrtarëve evropianë në Siri që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assad.

Al-Sara shtrëngoi dorën me Barrot, por nuk bëri të njëjtën gjë me Baerbock, të cilën e përshëndeti me kokë, pasi ai nuk shtrëngon duart me gratë për arsye parimore. E vetëdijshme për këtë çështje duket se ka qenë edhe vetë ministrja gjermane, e cila nuk u duk e habitur, pasi i mbajti duart e saj të lidhura. Një incident diplomatik midis Sirisë dhe Gjermanisë nuk pati dhe vizita vazhdoi me sa duket normalisht.

Megjithatë mënyra se si lideri i ri i Sirisë u soll me ministren gjermane, për shumë analistë është tregues për mënyrën se si sunduesit aktualë të vendit sillen me gratë.

Të tjerë kujtuan vizitën e Ursula von der Leyen dhe ish-presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në Turqi. Gjatë asaj vizite, mikpritësi Rexhep Taip Erdogan, kishte përcaktuar dy karrige dhe një divan.

Turkey blames EU in 'sofagate' diplomatic spat

Michel u ul në një nga dy karriget ndërsa Ursula von der Leyen u shtang dhe qëndroi për një moment. Në fund ajo u ul në divan, mjaft larg dy burrave. Ky gjest shkaktoi reagime në Bashkimin Evropian, pasi u gjykua si fyerje ndaj presidentes së Komisionit dhe grave që mbajnë poste drejtuese.

Von der Leyen on Sofagate: 'It happened because I am a woman' – POLITICO

Disa folën për një incident diplomatik, të tjerë argumentuan se kjo ishte një ulje të qëllimshme aty për von der Leyen, e cila nuk u trajtua në mënyrë të barabartë. Charles Michel shprehu keqardhjen e tij për incidentin më vonë. Turqia, megjithatë, pohoi se ulëset ishin vendosur në bazë të protokollit që i ishte dhënë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09