Flash

Aksidentoi për vdekje 75-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i makinës

Lapsi.al 5 January 2025
Aksidentoi për vdekje 75-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i

Një 70-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi përplasi për vdekje me automjetin e tij një 75-vjeçar.

Aksidenti u shënua mëngjesin e kësaj të diele, në aksin rrugor "Cërrik-Gramsh", ku automjeti tip "Benz" që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Detaje nga policia: 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. B., 70 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Cërrik-Gramsh", automjeti tip "Benz" që ai drejtonte është përplasur me biçikletën që lëvizte shtetasi F. B., 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Vrasje në Shkodër

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Dragoç të Shkodrës Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 07:15, në fshatin D...

09:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09