Flash

Vrasja në Shkodër/ Babai i viktimës hedh poshtë pistën e konflikteve

Lapsi.al 5 January 2025
Vrasja në Shkodër/ Babai i viktimës hedh poshtë pistën

Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, Fatmir Mataj, ka folur në polici pas ngjarjes tragjike mëngjesin e sotëm, ku i biri u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur djali i tij, ndërsa thekson se i biri nuk ka qenë aspak person problematik.

“Për herë të fundit folëm në orën 22:00 dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur,” tha ai.

Fatmir Mataj: Djali nuk më ka shprehur asnjë shqetësim, nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti. Djali im nuk ka qenë aspak person problematik. Djali im është rritur pa bukë dhe më shumë vështirësi.

Për herë të fundit folëm në orën 22:00, nuk më shprehu asnjë shqetësim. Jemi të tronditur, të zbardhet ngjarja. Nuk e di arsyen e vrasjes së djalit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë, sipas policisë, është zbuluar rreth orës 7:15 të ditës së sotme, 5 janar.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip Benz të 33-vjeçarit Mataj, i cili ka humbur jetën në vend. Ai më pas është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë.

Burime bëjnë me dije se në pyetje janë marrë edhe pesona të tjerë të afërm me viktimën.

Të këshilluara

Vrasje në Shkodër

Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Dragoç të Shkodrës Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 07:15, në fshatin D...

09:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI