Flash

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Janullatos

Lapsi.al 5 January 2025
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Janullatos

Gjendja shëndetësore e Anastas Janullatos, Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është përkeqësuar. Gazeta greke “Protothema” ka dhënë detaje mbi trajtimin që po i bëhet atij në spitalin “Evangelismos” të Athinës.

“Gjendja e Lumturisë vlerësohet kritike nga mjekët që po e kurojnë”, - citon ”Protothema” një njoftim mjekësor të bërë nga spitali. Prelati 95-vjeçar po monitorohet nga afër nga ekipi mjekësor i spitalit, nën drejtimin e profesorit të Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou.

Janullatos u shtrua në një spital të Tiranës për shkak të një virusi që po e shqetësonte më 30 dhjetor. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe më 3 janar u pa i nevojshëm transferimi i tij në Athinë. Para shtrimit në spital, Janullatos kishte pasur një kaluar të komplikuar mjekësore pasi kishte shfaqur simptoma të virusit.

Ai u transportua nga Shqipëria me një mjet të Forcave Ajrore Greke. Transporti u krye me një avion C-27. Ai u shoqërua nga një mjek dhe dy infermierë. Avioni u ul në aeroportin ushtarak të Elefsinës në orën 19:34 të së enjtes mbrëma dhe menjëherë më pas Kryepeshkopi u transferua në spitalin “Evangelismos”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI