Flash

Vuçiç: Albin Kurti e sheh Listën Serbe si kundërshtar thelbësor

Lapsi.al 5 January 2025
Vuçiç: Albin Kurti e sheh Listën Serbe si kundërshtar

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha të dielën se për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Lista Serbe është kundërshtari thelbësor në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke e akuzuar kryeministrin Kurti se po përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e saj në zgjedhje.

Ai i bëri këto komente në një intervistë me televizionin shtetëror të Serbisë, gjatë së cilës tha se bashkësia ndërkombëtare deri më tani ka reaguar në mënyrë korrekte lidhur me këtë qasje.

"(Albin) Kurti ka vetëm një kundërshtar thelbësor, ajo është Lista Serbe. Dhe tani të gjitha teoritë e konspiracionit dhe ata që thanë se po e bëjnë me marrëveshje kanë rënë në ujë. Gjithçka bëri Kurti, e bëri për të shkatërruar Listën Serbe dhe popullin serb”, tha presidenti serb.

“Populli serb në Kosovë e di këtë dhe besoj se Lista Serbe, duke marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë, mund të luftojë për nëntë apo të dhjetë mandatet e serbëve, gjë që do ta vështirësojë dukshëm pozitën e (Albin) Kurtit në periudhën e ardhshme dhe të ndihmojë popullin serb që të mbijetojë në vatrat e tij”, tha zoti Vuçiç.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Kurti ka nisur një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi që në ditën e fundit të vitit që lamë pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se vendimi i këtij paneli për certifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, është i detyrueshëm dhe duhet të zbatohet.

Partia në pushtet thekson në ankesën e saj se “nxjerrja e vendimit në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por pa miratim të këtij komisioni është sulm ndaj rendit ligjor për shkak të Listës Serbe. Secili vendim i KQZ-së duhet t'i nënshtrohet votimit nga anëtarët e tij. Ky vendim nuk është i KQZ-së, sepse nuk është votuar. Është i paligjshëm, sepse bie ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Ndërsa Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm”, thuhet në ankesë.

Me 23 dhjetor dy anëtarë të Komisionit votuan për certifikimin e kësaj liste, shtatë abstenuan, ndërsa kundër votuan përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se kjo parti e themeluar dhe e mbështetur nga Beogradi nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Lista Serbe akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mos certifikimin e saj dhe u ankua në Panelin Zgjedhor. Vendimi i panelit u vërtetua nga Gjykata e Lartë e Kosovës pas një ankese të Vetëvendosjes.

Nuk ka pasur ndonjë reagim të Panelit lidhur me ankesën e fundit të Vetëvendosjes por vëzhguesit e pavarur theksojnë se ajo nuk do të ndryshojë asgjë në certifikimin e Listës Serbe. Sipas vëzhguesve dhe diplomatëve perëndimorë, tërë rrëfimi rreth ceritifkimit të Listës është i motivuar politikisht.

Të shtunën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën prej më shumë se dy milionë votuesve, ndërsa të hënën hishet shorti për renditjen e partive në fletëvotime. /VOA

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09