Flash

Meloni "blen aksesin" tek Trump, 1.5 miliardë euro për Elon Musk

Lapsi.al 6 January 2025
Meloni "blen aksesin" tek Trump, 1.5 miliardë euro për Elon

Qeveria italiane po përgatitet të firmosë një marrëveshje pesëvjeçare me kompaninë SpaceX të Elon Musk, me vlerë 1.5 miliardë euro, për të siguruar komunikime të sigurta për shtetin italian. Sipas raportimeve nga Bloomberg, ky projekt përfshin një gamë të gjerë shërbimesh, nga kriptografia e avancuar për telefoninë dhe internetin qeveritar, deri te shërbime komunikimi për ushtrinë italiane në zonën e Mesdheut.

Investim strategjik

Marrëveshja e propozuar parashikon edhe përdorimin e Starlink, rrjeti i satelitëve të Musk, për të garantuar lidhje të shpejtë interneti në të gjithë territorin italian. Për më tepër, satelitët direct-to-cell do të mundësojnë komunikime në situata emergjence, si sulme terroriste apo katastrofa natyrore.

Ky investim shihet si një hap i rëndësishëm për modernizimin e infrastrukturës teknologjike dhe të sigurisë kombëtare të Italisë. Duke pasur parasysh kostot e larta të alternativave të tjera (vlerësuar deri në 10 miliardë euro), marrëveshja me SpaceX ofron një kursim të konsiderueshëm prej të paktën 8.5 miliardë eurosh.

Skepticizmi

Megjithatë, jo të gjithë në Itali janë entuziastë për këtë projekt. Disa zyrtarë kanë shprehur shqetësime mbi ndikimin që kjo marrëveshje mund të ketë mbi operatorët lokalë të telekomunikacionit. Industria italiane e telekomunikacionit është një nga më konkurrueset në botë, por ajo përballet me vështirësi financiare dhe një valë të re bashkimesh dhe shitjesh. Për shembull, në vitin 2023, Telecom Italia SpA shiti rrjetin e saj fiks për 22 miliardë euro për të ulur borxhet.

Meloni, Musk e Trump

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me Elon Musk dhe Donald Trump, i cili pritet të rikthehet si president i SHBA-së. Bloomberg raporton se vizita e fundit e Melonit në Mar-a-Lago ka ndihmuar në përparimin e negociatave me SpaceX.

Lexo më tej: Politico: Trump apo Musk, kush do ta drejtojë Amerikën? 

Burime pranë Trump-it theksojnë se krijimi i Space Force gjatë administratës së tij, si degë e forcave të armatosura për konflikte hapësinore, reflekton interesin për të forcuar këtë sektor. Kjo mund të përmirësojë më tej marrëdhëniet midis Romës dhe Uashingtonit, duke e bërë bashkëpunimin me kompanitë e Musk një aset strategjik.

Nëse finalizohet, kjo marrëveshje do të shënojë një pikë kthese për Italinë në përdorimin e teknologjisë së avancuar për qëllime të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. Megjithatë, mbeten pikëpyetje mbi pushtetin që Musk do të fitojë mbi infrastrukturën kritike italiane dhe ndikimin që kjo do të ketë mbi sovranitetin kombëtar. /bota.al

Lexo më tej: Makron i bashkohet Scholz dhe Starmer: Stop Elon Musk-ut 

Të këshilluara

SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën

SPAK do të pyesë nesër, në orën 10:00, ish-Presidentin e Republikës Ilir Meta nën cilësinë e personit në hetim. Meta akuzohet nga SPAK për tre vepra penale s...

14:25

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09