Këtë të premte do të mbahet seanca gjyqësore për 14-vjeçarin, i cili goditi me thikë për vdekje bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani dhe plagosi një bashkëmoshatar të tij. Mario Prelleshaj ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit. Ndërkohë pritet që adoleshentit t’i caktohet masa e sigurisë, në orën 09:30.
“Ju njoftoj se seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit në konflikt me ligjin M.P. do të zhvillohet ditën e nesërme datë 22.11.2024, ora 09:30”, sipas njoftimit.
I gjithë opinioni publik u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre. Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, 14-vjeçar Prelleshaj, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.
Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën. Ai ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve. Pas ngjarjes, në rrjetet sociale i mituri ka shpërndarë disa foto, teksa pozon “me krenari” pas krimit, i ulur në sediljen e pasme të një mjeti.