Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Kuvendi Kosovës shqyrton Projektligjin për buxhetin e vitit 2025

Lapsi.al 21 November 2024
Kuvendi Kosovës shqyrton Projektligjin për buxhetin e vitit 2025

Kuvendi i Kosovës më 21 nëntor po shqyrton në lexim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, i cili kap vlerën e 3.6 miliardë eurove. Projektligji është miratuar në lexim të parë më 11 nëntor. Vlera e projektbuxhetit për vitin 2025 është 9 për qind më e lartë se e buxhetit të vitit 2024, që kishte vlerën 3.3 miliardë euro. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ky buxhet do sigurojë stabilitet ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët.

Ndërkaq, partitë opozitare e kanë cilësuar “buxhet për mbijetesë”. Për këtë arsye tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë pohuar se nuk do ta votojnë projektbuxhetin dhe kanë braktisur seancën. Në sallën plenare janë kthyer disa deputetë nga PDK-ja, të cilët kanë paraqitur për votim disa amendamente.

Nga buxheti prej 3.6 miliardë euro, pjesa më e madhe është planifikuar të ndahet për kategorinë subvencione dhe transfere me mbi 1.1 miliardë euro, pasuar nga shpenzimet kapitale me mbi 930 milionë euro. Projektligji për buxhetin 2025 duhet të miratohet më së largu deri në fund të këtij viti. Por, ai mund të miratohet vetëm kur Kuvendi ka kuorumin e nevojshëm prej 61 deputetësh në sallë.

Më pas, ligji i miratuar nga Kuvendi nënshkruhet nga kryetari i Kuvendit dhe shpallet nga presidentja e Republikës. Presidentja Vjosa Osmani, duhet ta nënshkruajë atë brenda tetë ditësh, pasi të ketë marrë ligjin. Nëse presidentja Osmani, brenda tetë ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj dhe publikohet në Gazetën Zyrtare. Kështu që ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, me vetë ligjin nuk përcaktohet ndryshe./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI