Flash

Arrestohet shqiptari në Itali, drejtonte një rrjet të shpërndarjes së drógës nga shtëpia

Lapsi.al 27 September 2024
Arrestohet shqiptari në Itali, drejtonte një rrjet të

Fqinjët e tij në Cisterino e njihnin si person të respektueshëm dhe u befasuan kur mësuan se në banesën ku shqiptari jetonte prej një viti, u gjetën rreth 300 gramë kokainë dhe sasi hashashi dhe marihuane. Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan.

Në qendrën historike të Cisterninos në Brindisi, karabinierët e Fasano në Itali arrestuan një 35-vjeçar me kombësi shqiptare, banues në zonë prej rreth një viti. I dyshuari akuzohet se drejtonte një biznes shpërndarjeje droge nga shtëpia e tij, e vendosur në katin e parë.

Mediat raportuan se karabinierët kanë vënë re një vajtje-ardhje të pazakontë të të rinjve pranë shtëpisë, duke vendosur kështu të nisin aksione për të verifikuar situatën.

Bastisja në shtëpi do të zbulonte afërsisht 300 gramë kokainë, si dhe sasi më të vogla hashashi dhe marihuane, së bashku me materialin për paketimin e dozave dhe aksesorë të tjerë. Hetimet po vijojnë për të identifikuar origjinën e drogës dhe rrjetin e furnizimit të shqiptarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.2 lekë dhe do shitet me 89.1...

08:33

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI