Flash

BE: Ende herët për komente rreth shtetit të Urdhrit Bektashi

Lapsi.al 27 September 2024
BE: Ende herët për komente rreth shtetit të Urdhrit Bektashi

Lajmi për planet krijimin e një shteti sovran të urdhrit bektashi shiit sufi në Tiranë, të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shpalli duke folur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kanë shkaktuar reagime të ndryshme në radhët e ekspertëve. Rama tha se enklava sovrane, që do t'i ngjasojë Vatikanit, do të jetë një "qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”.

Ende herët për deklarata

I pyetur për planet për mikroshtetin e Urdhrit Bektashi ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, tha në një prononcim për Deutsche Welle, se është ende herët për të bërë deklarata lidhur me këtë çështje.

“Ka shumë hapa të brendshëm që duhet të ndiqen përpara se kjo çështje të shtrohet për diskutim në tryezë. Dhe nuk është e dobishme që ta diskutojmë apo ta komentojmë në këto momente. Ne kemi shumë simpati për Urdhrin Bektashi. E kam vizituar disa herë Baba Mondin, por pyetja: nëse shteti është prezantimi i duhur dhe a do ta njohë komuniteti ndërkombëtar atë, është krejtësisht diçka tjetër” – tha për Deutsche Welle-n ambasadori gjerman në Tiranë.

BE: Jo komente në këtë fazë

Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri nuk preferoi të bëjë komente rreth çështjes. "Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare” – u tha në reagimin për mediat.

I themeluar gjatë shekullit të trembëdhjetë në Perandorinë Osmane, Urdhri Bektashi e zhvendosi qendrën e tij në Tiranë që prej vitit 1929.

Qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë në sipërfaqen prej 27 hektarësh, mikro-shtetin e quajtur "Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, i cili do të ketë kufijtë, administratën dhe pasaportat e tij./DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.2 lekë dhe do shitet me 89.1...

08:33

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI