Një i moshuar ka ndërruar jetë në Sukth të Durrësit, pasi u asfiksua nga tymi i zjarrit që kishte ndezur në tokën e tij.
“Në Sukth, shtetasi R. H., 75 vjeç, kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore. Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe 75 vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.