Flash

Preu pemët dhe më pas i vuri zjarrin pyllit në Zall Bastar, vihet në pranga 28-vjeçari

Lapsi.al 9 August 2024
Preu pemët dhe më pas i vuri zjarrin pyllit në Zall Bastar, vihet

Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi preu pemë në Zall Bastar dhe më pas i vuri zjarrin pyllit. I riu akuzohet për kryerjen e veprave penale "Prerja e paligjshme e pyjeve" dhe "Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

I riu dyshohet se ka prerë pemët në vendin e quajtur "Qafa e Kutreqit", në fshatin Kutreq, Zall Bastar, dhe më pas i ka vënë zjarrin një pjese të pyllit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Preu pemë në fshatin Kutreq dhe më pas i vuri zjarrin një pjese të pyllit, identifikohet dhe arrestohet 28-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin:

- O. D., 28 vjeç, për veprat penale "Prerja e paligjshme e pyjeve" dhe "Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor", parashikuar nga nenet 205 dhe 206/a të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se ka prerë disa pemë në vendin e quajtur "Qafa e Kutreqit", në fshatin Kutreq, Zall Bastar, dhe më pas i ka vënë zjarrin një pjese të pyllit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI