Flash

Parandalohet krimi në familje në Durrës, 3 vëllezër konfliktohen me thikë

Lapsi.al 10 August 2024
Parandalohet krimi në familje në Durrës, 3 vëllezër

Tre vëllezër janë arrestuar nga blutë e Durrësit pasi janë konfliktuar me njëri tjetrin në oborrin e banesave të tyre. Vëllezërit janë grindur mes tyre me armë të ftohta dhe sende të forta, pas një grindjeje me motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në zonën e Hamallajt. Ishte një grindje fillestare mes familjeve që i ndan vetëm gardhi ajo që solli konflikti. 53-vjeçari Andrea Përkeqi ka shpuar me thikë gomat e dy mjeteve dhe më tej sulmoi dy vëllezërit e tjerë. Gjatë konfliktit janë përdorur sende të forta dhe thikë, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar në dorë Ylli Përkeqi, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Andrea Përkeqi, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua dhe mjeti prerës (thikë) i përdorur gjatë konfliktit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI