Flash

Godasin sërish hαkerat iranianë, bëhen publike të dhënat e mijëra shqiptarëve

Lapsi.al 23 June 2024
Godasin sërish hαkerat iranianë, bëhen publike të

Faqja në Telegram, "Homeland Justice" që pretendohet se u perket hαkerave iranianë, ka publikuar këtë të diel, një listë me mijëra emra qytetarësh shqiptarë.

Nga një vëzhgim që lapsi.al i bëri publikimit vërehet se në këtë listë janë të dhënat e qytetarëve si: emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendi i banimit, numri i telefonit, numri i kartës së identitetit.

Krahas këtij dokumenti, “Homeland Justice”, shkruan: “Nëse dikush thotë: Unë e adhuroj Zotin” dhe urren vëllanë e tij, ai është hipokrit; sepse ai që vret vëllanë e tij që e ka parë, nuk mund ta dojë Perëndinë që nuk e ka parë’.

Nuk dihet kur janë marrë këto të dhëna. Kjo nuk është hera e parë që faqja në Telegram, që pretendohet se është e “hakerave iranianë” publikon të dhëna sensitive për qytetarët shqiptarë.

‘Hakerat iranianë’ kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike edhe mbi institucionet e vendit tonë, ku më i fundit ishte ai ndaj faqes së INSTAT. Pas kësaj, Instituti i Statistikave reagoi, duke thënë se hakerat nuk kanë prekur të dhënat e Censit. /LAPSI.al

Të këshilluara

Një tjetër i moshuar i jep fund jetës

Pas vetëvrasjes së 61-vjeçarit me varje sot në Fier, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Kalimash, Kukës. Një 75-vjeçar është gjend...

16:32

UEFA nuk fal, pezullon Mirlind Dakun

UEFA jep vendimin, dy ndeshje pezullim për Mirlind Dakun. Një nga çështjet më të përfolura ditët e fundit është ajo e Mirlind Dakut. Sulmuesi i Shqipërisë, p...

15:53

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI