Flash

Liderët ndërkombëtarë shprehin ngushëllimet për vdeκjen e presidentit të Iranit

Lapsi.al 20 May 2024
Liderët ndërkombëtarë shprehin ngushëllimet për

Liderët ndërkombëtarë kanë filluar të bëjnë reagimet e tyre për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha këtë mëngjes se “BE shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit dhe ekuipazhit të tyre në një aksident me helikopter. Mendimet tona shkojnë për familjet ”.

Kryeministri indian Narendra Modi ka postuar në X një mesazh ngushëllimi duke thënë se është “thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga vdekja tragjike” e Presidentit Raisi dhe kombi i tij “qëndron me Iranin” gjatë kësaj “kohe pikëllimi”.

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif ka thënë se vdekja e Raisit është një “humbje e tmerrshme” dhe kombi i tij do të mbajë një ditë zie.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed Al Nahyan thotë se vendi i tij qëndron me Iranin gjatë kësaj kohe, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ndërsa Presidenti Nicolás Maduro i Venezuelës e ka vlerësuar Presidentin Raisi si një mik të pakushtëzuar dhe një udhëheqës të jashtëzakonshëm.

Kryeministri i Irakut Mohammed Shia’ Al Sudani shprehu “ ngushëllimet dhe simpatinë e sinqertë” për liderin suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei Ayatollah Ali Khamenei dhe qeverinë e tij në një postim në X. “Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin vëlla iranian dhe zyrtarët tanë vëllezër në Republika Islamike në këtë tragjedi të dhimbshme”.

Të këshilluara

BE ndalon funksionimin e katër mediave ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Rusinë, në bllokun evropian. Vendimi u mor pavarësisht një ...

16:35

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI