Flash

Reshjet në Gjermani, gjendje emergjence nga përmbytjet

Lapsi.al 18 May 2024
Reshjet në Gjermani, gjendje emergjence nga përmbytjet

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe as dëme, autoritetet paralajmërojnë se gjendja është me rrezik.

Sipas të dhënave të Qendrës për Matjen e nivelit të ujërave nga vërshimet, ekziston një rrezik ekstrem për vërshime. Kjo dukuri natyrore ndodh në cikle çdo 20 ose 50 vjet, komunikoi Enti i landit për Mjedisin dhe Mbrojtjen në Punë në Saarbryken. Shërbimi Sinoptik gjerman paralajmëroi, se ka rrezik për jetë. Deri tani për fat të mirë nuk ka as vitikma në njerëz dhe as dëme, vuri në dukje Ministria e Brendëshme.

Gjendja e rrezikshme e ka preokupuar edhe vet kancelarin Olaf Scholz. Në vend që të bëjë luftë elektorale, Scholz të shtunën (18.05.2024) do të krijojë vet një përfytyrim në vend për situatën e vërshimeve. Këtë e komunikoi zëdhënësi i qeverisë së Saarland Julian Lange.

Në kryeqytetin e landit Saarbrücken është shpallur gjendje e dëmit të madh. Atje ku lumi Saar ka dalë nga shtrati janë vërshuar disa rrugë prej ujit dhe janë bllokuar – ndër të tjera edhe është bllokuar edhe autostrada e qytetit. Nga disa ndërtesa në këtë zonë të qytetit duhej të evakuoheshin njerëzit. Qendra për mbrojtjen nga katastrofat e konsideron gjendjen mjaft të tensionuar.

Lumi Saar do të vazhdojë të ketë rritje të nivelit të ujit për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Shërbimi sinoptik i Gjermanisë ka regjistruar 100 litra ujë shiu për metër katror. Ndonëse reshjet janë rralluar situata është ende e vështirë nëzonat e evakuuara të Saarlandit.

Po ashtu edhe në Nyrenberg brenda tri orësh ka pasur reshje të vazhdueshme dhe janë regjistruar gjithsej 300 emergjenca të zjarrëfikësave./DW

Të këshilluara

BE ndalon funksionimin e katër mediave ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Rusinë, në bllokun evropian. Vendimi u mor pavarësisht një ...

16:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI