Flash

U konfliktua me nënën pasi i kërkoi para për drogë, gruaja farmaciste tenton t’i japë fund jetës

Lapsi.al 2 May 2024
U konfliktua me nënën pasi i kërkoi para për drogë,

19-vjeçari Henri Breçani është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6. në Tiranë. Bëhet me dije se 19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, e cila më pas ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës. Po ashtu mësohet se gruaj me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e toksikologjisë.

Policia është njoftuar nga QSUT, pasi nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital nga të afërm të saj. 19-vjeçari, gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. Sipas hetimeve Breçani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike. Ai i ka kërkuar para, nenës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI