Flash

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lapsi.al 2 May 2024
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian ka folur për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Kreu i qeverisë shtoi se planin e zgjerimit të BE-së e shohin si hap në drejtim të duhur, derisa përsëriti se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të largohen.

“Pas një dekade stagnimi zgjerimi i Bashkimit Evropian është kthyer në agjendë. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer rëndësinë e zgjerimit të BE-së. Në dhjetor 2023 samiti i BE me Ballkanin Perëndimor rikonfirmoi të ardhmen e rajonit tonë në BE. Më 15 dhjetor 2022 në Pragë të Çekisë që po e mbante presidencën e BE-së asokohe ne dorëzuam aplikacion për anëtarësim në BE”, tha Kurti.

Ai u shpreh se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci.

“Si demokracia më e avancuar në rajon ne jemi të gatshëm tu përgjigjemi mijëra pyetjeve teknike që vijnë nga Komisioni Evropian. Kosova është e gatshme jo vetëm për statusin e kandidatit por edhe për të hapur negociatat dhe kapitujt drejt anëtarësimit”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri Kurti theksoi se anëtarësimi në BE është zgjedhje strategjike.

“Ne kemi bërë zgjedhje andaj agjenda e reformave evropiane në qeverinë tonë që nga fillimi i mandatit është trajtuat me shumë seriozitet. Shumë reforma e ligje e strategji janë mbyllur. Kemi zbatuar mbi 70% të reformave që kemi planifikuar së bashku me komisionin evropian ose 245 nga 341 reforma të planifikuara”, tha Kurti.

Ai shtoi se javën e kaluar BE ka aprovuar Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor që ka dy qëllime të përshpejtojë zhvillimin socio-ekonomik të rajonit me BE dhe në këtë mënyrë të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE.

“Planin e zgjerimit e shohim si hap të duhur në drejtimin e duhur. Nuk duhet të ketë përfitime nga BE e as fonde pa i përqafuar vlerat e BE-së. Masat që janë ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos me Planin e rritjes dhe qëllimit të tij. Këto masa duhet të largohen”, tha Kurti.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI