Flash

Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Kthjellime dhe temperatura deri në 30°C

Lapsi.al 30 April 2024
Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Kthjellime dhe temperatura deri

Edhe këtë të martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat do të jenë disa gradë më të larta për periudhën që ndodhemi. Më pas duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri ditën e premte pritet një paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare deri të dendura. Ato do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 8-12m/s.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI