Flash

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta

Lapsi.al 29 March 2024
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta

Këtë të premte Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesditës. Më pas priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin por më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të territorit. Parashikohet që pasditja dhe në vijim të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin por nuk priten reshje në territor.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C vlera më e lartë në rang vendi.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zona veriore dhe veriperëndimore por nuk priten reshje. Po ashtu pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë C vlera më e ulët deri në 16 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era do të paraqitet mesatare dhe hera-herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira kalimtare ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – jugperëndimore të MV. Orët e pasdites; do të shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të MV por nuk priten reshje. Parashikohet që kjo situatë e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së shtunës. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke u luhatur nga 3°C minimalja deri në 19°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24 orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI