Flash

Sekuestrohen mbi 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë kànabisi, arrestohet një 38-vjeçar në Shkodër

Lapsi.al 28 March 2024
Sekuestrohen mbi 37 mijë kubikë me fara dhe fidanë

Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Shkodër, në kuadër të operacionit policor “Luarza 1”. I arrestuari me iniciale N. L. dhe bashkëpunëtori P. L., i shpallur në kërkim, kishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë cannabis sativa, me qëllim kultivimin.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Luarza 1”, i organizuar nga shërbimet e Postës së Policisë Velipojë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe me ato të DVP Shkodër.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohen 37 336 kubikë me fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Identifikohen 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Kapet dhe arrestohet njëri prej tyre, si dhe vijon puna për kapjen e tjetrit.

Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional policor për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatin Luarzë, ishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, me qëllim kultivimin në tokë, shërbimet e Postës së Policisë Velipojë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Luarza 1”.

Si rezultat i operacionit, në këtë territor u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Më tej, gjatë operacionit, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi N. L., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. L., 48 vjeç.

Vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI