Flash

Merr flakë në lëvizje autobusi në Fier, dyshohet për shkak të një defekti teknik

Lapsi.al 23 March 2024
Merr flakë në lëvizje autobusi në Fier, dyshohet për

Një autobus i transportit publik u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Fier-Patos” pranë fshatit Portez. Autobusi dyshohet se ka pësuar një defekti teknik teksa ishte në lëvizje. Ka qenë shoferi ai i cili ka parë tymin dhe ka shpejtuar për të nxjerrë nga automjeti pasagjerët të cilët fatmirësisht nuk janë dëmtuar.

'Rreth orës 19:15, në aksin rrugor “Fier-Patos”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marë flakë në ecje, një autobus me drejtues shtetasin I. Xh. Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të Policisë dhe zjarrëfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.', njofton policia.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI