Flash

Bardhi: Çështja e vulës së PD-së duhet të ishte zgjidhur nga drejtësia

Lapsi.al 23 March 2024
Bardhi: Çështja e vulës së PD-së duhet të ishte

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka komentuar situatën aktuale brenda opozitës dhe PD-së. Në një intervistë, Bardhi u shpreh se çështja e vulës së PD-së duhet të ishte zgjidhur tashmë nga drejtësia e re, pasi është një çështje me interes për demokratët, ndërsa shtoi se është e qartë se kush përbën shumica tanimë në parti. Bardhi tha se PD mund të bëhet fituese, vetëm duke qenë e bashkuar dhe duke punuar fort.

"Kjo çështje duhet të ishte zgjidhur nga drejtësia sepse bëhet fjalë për një çështje me shumë interes për publikun dhe prej më shumë se dy vitesh demokratët presin zgjidhje. Pas bashkimit nuk shoh dyshim se kush është PD. Aty ku është shumica e anëtarëve aty duhet të jetë PD. Të përçarë nuk mund të fitojmë. Edhe të bashkuar na duhet shumë punë që të fitojmë. Sot ka një rigjallërim në bazë, një rikthim shprese dhe kjo duket shfrytëzuar për të forcuar brenda PD." tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI