Flash

Në hetim nga SPAK/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës: Përveç meje po baltosni familjarët e mi, do mbani përgjegjësi

Lapsi.al 23 March 2024
Në hetim nga SPAK/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës: Përveç

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memollla ka reaguar më anë të një postimi në rrjetet sociale, për vënien në hetim nga SPAK, pas kallëzimit të Partisë Demokratike. Në reagimin në rrjete sociale, Memolla i konsideron akuzat ndaj tij shpifje, ndërsa thotë se po baltosin familjarët e tij me akuza tepër të rënda dhe të pafalshme. Kryebashkiaku paralajmëron po ashtu se kushdo që hedh hedh akuza të pabazuara ndaj tij, do të përballet ligjërisht me të në dyert e gjykatave.

Reagimi:

"Reagim!!! Deri më sot jam përballur me çdo akuzë, shpifje, të pavërtetë apo lajm të rremë që prej kohesh kanë dalë për të ulur në sytë e gjithkujt imazhin tim. Të qenurit pjesë e politikës padyshim që të bën të jesh në shënjestër të shumë kazanëve mediatik vetëm për të përmbushur kërkesat e personave të etur për pushtet që fshihen pas siglave televizive.

Megjithatë kurrë nuk kam dalë kundër tyre hapur pasi jam individ që di ti përgjigjem drejtësisë për aq kohë sa punën dhe postin që ma kanë besuar qytetarët e mi e drejtoj me ndershmëri dhe pastërti. Por fakti që përveç meje po baltosni familjarë të mi me akuza tepër të rënda dhe të pafalshme, madje për të disatën herë, më bën të reagoj dhe të përdor çdo armë të mundshme ligjore për t'i mbrojtur ata.

Kushdo që na njeh e di mirë me sa mund dhe djersë ka arritur familja ime të jetë kjo që është tani dhe për të gjithë ata që nxjerrin fjalë të tjera përveçse kësaj të vërtete, tashmë do të shihemi qoftë edhe për shpifjen më të rëndomtë, në dyert e të gjitha institucioneve të drejtësisë."- shkruan Edison Memolla.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI