Flash

Vodhi 60 çanta Hermes Birkin me vlerë 1.8 milionë dollarë, kamerat e sigurisë nxjerrin zbuluar 45-vjeçarin

Lapsi.al 22 March 2024
Vodhi 60 çanta Hermes Birkin me vlerë 1.8 milionë dollarë,

Një 45-vjeçar po përballet me akuzën e vjedhjes së disa çantave luksoze ‘Hermes Birkin’ me vlerë rreth 1.8 milionë dollarë nga një dyqan në Miami. Eduardo Travieso Garcia u arrestua pasi pamjet e kamerave të sigurisë treguan një burrë duke zbritur nga një furgon i madh dhe duke ecur deri në hyrje para se të thyente derën.

Një person tjetër doli më pas nga furgoni dhe iu afrua dyqanit me një kosh të madh plehrash gri. Personat u panë më pas në kamera duke ikur me kazanët e mbushur deri në majë me çantat me vlerë dhjetëra mijëra dollarëshe secila.

Të akuzuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me dy automjete, njëra prej të cilave ishte vjedhur dhe tjetra ishte e lidhur me një vjedhje në fillim të këtij muaji në anën tjetër të shtetit. Menaxheri i sigurisë së hotelit luksoz u tha oficerëve se dy personat vodhën rreth 60 Hermes Birkins, me vlerë më shumë se 1.8 milionë dollarë.

Çantat shiten me pakicë për rreth 10,000 dollarë dhe rishiten për 20,000-35,000 dollarë secila në varësi të gjendjes, lëkurës dhe kombinimeve të ngjyrave.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI