Flash

Akuzat e Arben Ahmetaj, Rama: Nuk i përgjigjem një njeriu që është në kërkim nga drejtësia

Lapsi.al 22 March 2024
Akuzat e Arben Ahmetaj, Rama: Nuk i përgjigjem një njeriu që

Kryeministri Edi Rama ka folur për akuzat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj gjatë një interviste televizive. I ftuar në emisionin “Opinion” Tv Klan, Rama nuk pranoi të japë asnjë koment, pasi tha se Ahmetaj është një person në kërkim nga drejtësia dhe nuk futet në debate me ata që janë në arrati.

Pyetje: A keni një koment për akuzat e Ahmetajt?

Edi Rama: Unë nuk bëj komente për çështjet e drejtësisë. Imagjinoni të bëj koment për një njeri që është në kërkim nga drejtësia. Të hyj unë në debat me një njeri që është në kërkim nga drejtësia. Është një njeriu i kërkuar nga drejtësia. nëse ke interesa ti të dish lidhur me temën kalo ti në trajtimin e temës dhe unë të përgjigjem. Por një njeriu në kërkim unë nuk i përgjigjem. Fakti që një person është në kërkim flet vetë më shumë se çdo gjë tjetër që mund të them unë. Nuk ka pse të jetë në kërkim një person që nuk ka probleme me drejtësinë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI