Flash

Jep dorëheqjen kreu i AKEP

Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë t&eu...

16:55

Jessica Biel suporton Timberlake pas sulmeve nga fansat e artistes

Lapsi.al 1 February 2024
Jessica Biel suporton Timberlake pas sulmeve nga fansat e artistes

Jessica Biel tregoi mbështetje për bashkëshortin e saj, Justin Timberlake, pas sulmeve që ai ka marrë nga fansat e Britney Spears.

Aktorja e  "7th Heaven" hyri në Instagram të mërkurën për t'i uruar këngëtarit të "Mirrors" ditëlindjen e 43-të së bashku me një montazh fotosh dhe videosh.

"Do të mbështes gjithmonë", ka shkruar ajo në postimin, i cili u bashkua me interpretimin e vitit 2019 të Boom Forest të "I Got You Babe". “Gëzuar ditëlindjen, vogëlush”. Postimi përfshinte momente qesharake dhe romantike nga  lidhja e tyre, duke shkuar deri në kohën kur ata filluan të takoheshin për herë të parë në 2007.

Biel ka qëndruar në krah të anëtarit të *NSYNC që kur Spears zbuloi sekretet nga marrëdhënia e saj në fillim të viteve 2000 me Timberlake në kujtimet e  tetorit 2023, "The Woman In Me".

Në librin e saj , këngëtarja "Toxic" - e cila ishte në lidhje me këngëtarin e"Sexy Back" nga viti 1999 deri në 2002 - pretendoi se ai e shtyu atë të bënte një abort kur ata ishin bashkë, sepse"nuk donte të bëhej baba. ” Ajo madje pretendoi se Timberlake e tradhtoi me një personazh të famshëm.

Zbulimet e saj e detyruan Justin  të mbyllte komentet e tij në Instagram. Gjërat u bënë aq keq sa që edhe Biel i kufizoi komentet e saj në mediat sociale pasi fansat e Spears e kritikuan atë për martesën me një "mashtrues" të supozuar./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI