Flash

FOTO: Aktorja e njohur rrëfen sekretin e karrierës në Hollywood

Lapsi.al 26 January 2024
FOTO: Aktorja e njohur rrëfen sekretin e karrierës në Hollywood

Sofia Vergara ka pranuar në një intervistë të fundit se pamja e saj joshëse e ka ndihmuar për t’i hapur dyert në Hollywood.

Aktorja e njohur së fundmi për rolin e boses kolumbiane të drogës Griselda Blanco në serialin “Griselda” të Netflix, tregon me krenari se trupi i saj e ndihmoi të merrte një “pasaportë” në industrinë e argëtimit, por ajo që e mban atje është etika e saj e punës.

Në një intervistë të fundit me gazetën spanjolle El País, Vergara zbuloi se cila pjesë e trupit të saj pretendon se i siguroi punën e saj të parë.

“Gjoksi im gjigant më hapi dyert, ata ishin pasaporta ime drejt botës kur isha 20 vjeç dhe fillova si modele, por sot jam 51 vjeç dhe jam ende këtu”, tha ylli 51-vjeçar.

“Ka gra që janë më të bukura, më të reja, që kanë gjoks më të madh dhe trup më të mirë se unë, por unë jam ende këtu sepse kam dëshmuar se mund të qëndroj. Që në moshë të vogël i kam njohur pikat e mia të forta dhe kam luajtur me to. Por nëse më shihni vetëm gjoksin, atëherë ky është problemi juaj”, tha ajo.

Të këshilluara

Lista e nominimeve të Oscar 2024

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka zbuluar të nominuarit për Oscar 2024, duke u përgatitur për të mbyllur një tjetër sezon plot ngjarje çmimesh. Dy ak...

18:11

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI