Flash

George Clooney: Matthew Perry nuk ishte i lumtur në Friends

Lapsi.al 20 December 2023
George Clooney: Matthew Perry nuk ishte i lumtur në Friends

George Clooney tha se Matthew Perry nuk ishte i lumtur gjatë "Friends" për shkak të varësisë së tij ndaj alk00lit dhe dr0gës.

Duke folur për Deadline të martën, aktori i "ER" kujtoi se ëndrra e Perry ishte të luante një rol në një sitcom - gjë që ai e bëri përfundimisht kur mori rolin e Chandler Bing në "Friends" në 1994.

Megjithatë, për shkak të varësive të tij, Perry e kishte ende të vështirë të vazhdonte.

“Gjithmonë ai do të na thoshte, dua të them mua, Richard Kind dhe Grant Heslov, ishte: “Unë thjesht dua të marr pjesë në një sitcom”. Unë thjesht dua të marr pjesë në një sitcom  dhe do të isha njeriu më i lumtur në tokë'”, tha Clooney, për median.

“Dhe ai pati ndoshta një nga më të mirët ndonjëherë. Ai nuk ishte i lumtur. Nuk i solli atij gëzim, lumturi apo paqe.”

Aktori  i "Ocean's Eleven" kujtoi gjithashtu përshtypjen e tij për Matthew kur u takuan.

“E kam njohur Matt kur ishte 16 vjeç”, shtoi ai. “Ne luanim tenis  së bashku. Ai është rreth 10 vjet më i ri se unë. Ai ishte një fëmijë i mrekullueshëm, qesharak."

Aktori i “17 Again” u gjet i vdeekur në jakuzzin e rezidencës së tij në Hollywood, me vlerë 4 milionë dollarë, më 28 tetor. Ai ishte 54 vjeç.

Raporti i autopsisë së Perry, i cili u mor nga Page Six, zbuloi se ai vdiq për shkak të një sasie vdekjeprurëse të ketaminës dhe buprenorfinës, e cila përdoret për të ndihmuar me varësinë ndaj opioideve dhe reduktimin e dhimbjes./Lapsi.al

Të këshilluara

Amanda Bynes rikthehet në podcast

Një ditë pasi vendosi podcast-in e saj në pauzë për mungesën e të ftuarve të listës A, Amanda Bynes konfirmoi episodin e dytë të emisionit të saj. "Ne do të ...

19:17

Jonathan Majors dënohet për sulm dhe ngacmim

Jonathan Majors u dënua për s*lm dhe ngacmim në një vendim të ndarë të hënën pas një incidenti në mars me të dashurën e tij të atëhershme, Grace Jabbari, brenda...

18:46

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI